Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​Zendaya në xhirimet e filmit më të ri “Spider-Man: Far From Home” në Venedik

Film  |  27.09.2018 Ora 15:04   
Aktorët Zendaya dhe Tom Holland janë parë bashkë në Venedik, teksa janë duke bërë xhirimet e filmit më të ri “Spider-Man: Far From Home”. Xhirimet e filmit kanë filluar në Angli, pastaj muajin e kaluar ata janë parë në Pragë, ndërsa tani është rradha e Italisë.

Filmi do të lansohet pikërisht dy vite pas “Spider-Man: Homecoming” I cili u lansua në korrikun e 2017-tës, ndërsa filmi I ri është vendosur të lansohet më 5 korrik të 2019-tës në kinematë e Amerikës.

Marvel Studios dhe Columbia Pictures të dyja bashkë janë kompanitë prodhuese të filmit, ndërsa distributor do të jetë Sony Pictures.

Në këtë film të rradhës mbi njeriun merimangë do të luajnë edhe Jake Gyllenhaal, si kundërshtari Mysterio, ndërsa Numan Acar do të jetë në rolin e Dimitri-t. /radioplus/

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing