Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Michael Bublé publikon “When I Fall In Love” (Video)

Muzikë  |  28.09.2018 Ora 9:30   
Këngëtari i famshëm, Michael Bublé mbrëmë ka publikuar këngën e tij më të re bashkë me videoklip, shkruan Radio Plus.

Kënga më e re nga Michael Bublé mbanë titullin “When I Fall In Love”, dhe I paraprinë albumit të ri nga këngëtari 43 vjeçar, i cili do të publikohet më 16 nëntor.

Michael Bublé është rikthyer në skenën muzikore këtë verë, dy vite pasi djali i tij 4 vjeçar, Noah u dignostikua me kancer.
Ai pas dy vitesh për herë të parë doli në skenë më 13 korrik në “British Summer Time” të mbajtur në Hyde Park, në Londër.

Me të dalur në skenë, Michael Bublé nuk mund t’i mbante emocionet dhe shpërtheu në lot, duke treguar se djali i tij e ka mundur sëmundjen e kancerit.

Michael me shumë emocione  pranoi përpara turmës se kishte frikë të këndonte përsëri.

“Ka dy vite që kur kam qenë në skenë, dhe si çdo njeri, natyrisht, unë merakosem se gjithçka që kisha në një pikë, mund të kishte ikur tanimë. Por po ndihem  edhe më mirë se më parë”, ka thënë këngëtari i njohur.

Së fundmi Michael Buble është nderuar me një pllakë në “Hollywood Walk of Fame”.




 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing