Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dua Lipa do të performojë në “American Music Awards”

Muzikë  |  01.10.2018 Ora 10:57   
“American Music Awards” do të mbahet më 9 tetor në “Microsoft Theater” në Los Angeles, shkruan Radio Plus.

Cardi B dhe Drake janë këngëtarët më të nominuar në “American Music Aëards” 2018, me nga 8 nominime secili. Tutje vijnë Ed Sheeran dhe Post Malone me nga 6 nominime dhe Camila Cabello me 5 nominime.

Në mesin e artistëve të nominuar janë edhe dy këngëtaret me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha dhe Dua Lipa.

Dua Lipa përveç që është e nominuar në kategorinë “Artisti i ri, më i mirë i vitit”, është edhe në mesin e artistëve të cilët do të performojnë në skenën e ceremonisë së edicionit të 46-të të AMAs.

“Kjo do të jetë performanca ime e parë në AmaS. Mezi po pres të performojë këngën “Electricity” plus për ju kam edhe një surprizë. Shihemi më 9 tetor”, ka shkruar Dua Lipa  në Instagram.

Dua Lipa është nominuar në kategorinë “Favorite New Artist of the Year”, ku për të marrë këtë çmim është në konkurrencë me artistë të njohur si: Camila Cabello, Cardi B dhe Khalid.


Edhe artistja tjetër me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha është nominuar në dy kategori të AMAs: “Favorite Collaboration of the Year” dhe “Favorite Song, Country” në të dyja kategoritë Bebe Rexha është nominuar me këngën “Meant To Be” në bashkëpunim me Florida Georgia Line.


Favorite Song, Country
"Heaven," Kane Brown
"Tequila," Dan + Shay
"Meant to Be," Bebe Rhexha and Florida Georgia Line

Favorite Collaboration of the Year
"Havanna," Camila Cabello ft. Young Thug
"Finesse," Bruno Mars & Cardi B
"Rockstar," Post Malone ft. 21 Savage
"Meant to Be," Bebe Rhexha and Florida Georgia Line
"The Middle," Zedd, Maren Morris and Grey

Favorite New Artist of the Year
Camila Cabello
Cardi B
Khalid
Dua Lipa
XXXTentacion


 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing