Dje Qeveria e Kosovës mori vendim që Nexhmije Pagarusha do të ketë statusin e qytetares me merita të veçanta, për shkak të kontributit të saj në promovimin e muzikës së mirëfilltë shqipe.
Prej dje Nexhmije Pagarushës, i njihet statusi i qytetares me merita te veçanta për kontributin e saj në promovimin e muzikës së mirëfilltë shqipe, duke përfshirë edhe mbështetjen financiare të saj siç është përcaktuar në propozim-vendim në vlerë prej 500 euro në muaj.
Nexhmije Pagarusha në krijimtarinë e vet muzikore mendohet t’i ketë interpretuar mbi 150 këngë ku shumicën nga këto ia kushtoi vendit dhe dashurisë.