Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dua Lipa, një prej grave më të fuqishme në botë, përmes muzikës që bënë

Muzikë  |  04.10.2018 Ora 9:00   
BBC Music ka publikuar një listë me femrat më të fuqishme në muzikë për vitin 2018, ku në mesin e tyre është edhe këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, shkruan Radio Plus.

Këngëtarja me famë botërore, Beyonce është në krye të listës me 40 femrat më të suksesshmë dhe më me ndikim, kjo përmes muzkës që bëjnë.

Lista vazhdon me Taylor Swift, Adele, Cardi B, Sia, ndërkaq në mesin e këngëtareve më të fuqishme në botë, e 20-ta me rradhë në këtë listë është Dua Lipa.

"Ajo bëri një fjalim të shkëlqyer dhe të fuqishëm në ceremoninë e BRIT Awards. Ajo është shumë e re dhe kjo ishte shumë e guximshme. Ajo është e njohur globalisht dhe frymëzon të rinjtë ", shkruan BBC Radio 4.

“Një yll pop-i me një etikë të fortë pune, me vlera feministe dhe një ndikim të madh tek vajzat e reja, Dua Lipa ishte femra më e dëgjuar në Spotify për vitin 2017, dhe femra e parë në historinë e BRIT Awards me 5 nominime”, thuhet tutje në profilin e Dua Lipës, të publikuar nga BBC.

Top 40-shja nuk përfshin vetëm ato që shesin më shumë, por edhe atyre që transmetojnë një mesazh me këngët e tyre.



 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing