Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nicki Minaj me dokumentar, flet për dhunën në familje

Muzikë  |  04.10.2018 Ora 9:13   
Reperja e famshme amerikane, tashmë ka publikuar dy klipe nga dokumentari i saj, i cili shumë shpejt pritet të publikohet i plotë, “Queen", në të cilin ajo flet për përvojën e saj me dhunën në familje, shkruan Radio Plus.

"Më kujtohet kur isha e vogël, nëna ime e lejonte babën tim të ishte i dhunshëm. Shpesh qëndroja para nënës sime duke i zgjatur duart", tregon Nicki Minaj në prag të lotëve.

"Kjo është arsyeja pse unë jam kështu, ndoshta disa njerëz do të më përshkruajnë mua si të bezdisshme, ose e poshtër apo çfarëdo tjetër, sepse nga ajo moshë, u betova që asnjë njeri nuk do të mund jetë me mua dhe të më trajtoj në atë mënyrë. Kjo ishte jeta ime", thotë tutje Nicki Minaj.

Në klipin e dytë, Minaj emocionalisht diskutoi marrëdhënien e saj abuzive dhe efektin që kishte mbi të. "Kë do të frymëzoja kur nuk kisha asgjë për të dhënë?" Ajo kujtoi momentin kur e ka dyshuar identitetin e saj. "Unë lejova një qenie njerëzore të më përulte aq shumë, sa nuk e mbaja në mend se kush isha. Isha e frikësuar të shkoja në studio, nuk besoja në vetvete".

Reperja tha se ishte zhvendosja e saj në Miami dhe kthimi i mëpasshëm në Nju Jork që e lejoi atë çlirohet dhe të prodhojë këngë si “Good Form” dhe "Coco Chanel".

Ndërkohë, Nicki Minaj tre ditë më parë publikoi edhe singlin e saj më të ri, me titull “Woman Like Me”, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me grupin e njohur “Littlemix”.



 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing