Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gjatë vitit 2022 u regjistruan 11053 biznese të reja, u shuan 1774

Vendi  |  14.02.2023 Ora 10:22   

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) njoftoi se gjatë muajit janar të vitit 2023 në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve ( ARBK) janë regjistruar 878 biznese të reja, kurse gjatë vitit 2022 gjithsejtë janë regjistruar 11053 biznese të reja.

“Bizneset e reja të regjistruara gjatë vitit 2022 shënojnë numrin më të lartë të bizneseve të regjistruara që nga viti 2009 në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve Kosovare”, thuhet në njoftimin e MINT, të postuar në Facbook.

Poashtu, sipas këtij njoftimim gjatë vitit 2022 janë shuar 1774 biznese, nga të cilat 278 kanë kaluar nga Biznesi Individual në SHPK, por që sipas ligjit përkatës në fuqi, bizneset që ndryshojnë llojin e biznesit, me automatizëm konsiderohen të shuara, pra këtu hyjnë të gjitha rastet të cilat kanë ndryshuar status të veprimtarisë së tyre, ndërkaq rastet e tjera janë kryesisht të natyrës vullnetare.

Më poshtë janë paraqitur të dhënat për regjistrimin dhe shuarjen e bizneseve për 5 vitet e fundit e poashtu edhe për muajin e parë të vitit 2023. /rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing