Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tregtarët pa zgjidhje

Vendi  |  14.02.2023 Ora 10:47   

Komuna e Prishtinës ende nuk u ka bërë një zgjidhje shitësve në Tregun e Gjelbër. Ata po vazhdojnë t`i shesin gjësendet e tyre në një ambient jo të përshtatshme dhe në këto temperatura të ulëta.

 

E pozicionuar gjeografikisht në qendër të qytetit të vjetër të Prishtinës, Tregu i Gjelbër, si një prej tregjeve më të frekuentuara, vazhdon edhe më tej të ketë një gjendje të rënduar duke mos plotësuar kushtet elementare bazë për tregtarët dhe për konsumatorët.

Përveç kushteve të rënduara, tregtarët thonë se kanë të vështirë të punojnë në temperature të ulëta.

“Po është shumë e vështir pasi temperatura ditëve të fundit janë nën minus. Ne I patëm marrë disa premtime nga kryetari I komunës së Prishtinës, por deri më tani asgjë nuk ka bë, bile as që e ka filluar. Kur është fjala për vota këtu, I pari të fundit nuk po e pret, kurse realizimet po shihen. Jemi shumë të zhgënjyer me të”, tha Beqir Avdiu, tregtar.

“Edhe pse janë kushte të rënda prej të ftohtit, por edhe kur është nxehtë është vështirë prej llastrave. Mirëpo i kemi premtimet prej kryetarit të komunës që këtë vit ka me ndërmarr diçka, tani po presim, premtimet janë të mëdhaja”, deklaroi Shaban Bislimi, tregtar.

Nga opozita thonë se pavarësisht faktit që kryetari Rama është i autorizuar për të negociuar me Agjencinë Kosovare të Privatizimit që komuna të marrë të drejtën mbi menaxhimin e tregjeve, sipas opozitës, Rama deri më tani nuk e bë asnjë kërkesë ndaj organeve kompetente për një takim të tillë.

"Ne si opozitë në fillim të mandatit të kryetarit Rama, unanimisht kemi votuar autorizimin e kryetarit Rama, i cili autorizim lidhjet me të drejtën e kryetarit për me filluar negociatat me Agjencionit Kosovar të Privatizimit në mënyrë që komuna e Prishtinës t'i merr të drejtat mbi menaxhimin e tregjeve, përkundër të autorizimit i cili është i plotfuqishëm, kryetari Rama nuk ka bë asnjë kërkesë ndaj organeve kompetente për një takim të tillë që rezulton të ketë një neglizhencë të tellë mbi këtë proces", Triera Kasumi-Berisha, asambliste e Listës “Guxo”, në grupin e LVV-së.

RTK ka kërkuar të marrë një qëndrim nga Komuna e Prishtinës lidhur me këtë çështje, por nga kjo e fundit nuk ka arritur të marrë një përgjigje.

Vitin e kaluar, Komuna e Prishtinës pati marrë një veprim për t'i larguar shitësit ambulantë./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing