Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shkollat e Prishtinës pajisjen me shporta të punuara nga të burgosurit

Vendi  |  22.02.2023 Ora 7:41   

Pas hapësirave publike në Prishtinë, me shporta të mbeturinave të punuara nga të burgosurit në Dubravë, janë pajisur disa shkolla fillore në kryeqytet.

Shkolla fillore “Zenel Hajdini”, “Hilmi Rakovica”, “Andon Zako Çajupi”, “Nazmi Gafurri”, “Afrim Gashi” dhe “Shkëndija”, janë shkollat nëpër të cilat drejtoria e Shërbimeve Publike në Prishtinë ka bërë shpërndarjen e këtyre shportave.

Drejtori i shërbimeve publike, Ilirik Musliu, ka thënë se deri më tani janë shpërndarë gjithsej 150 shporta në parqe e shkolla të Prishtinës e të cilat janë donacion i organizatës gjermane “Help”.

“Deri më tani kemi shpërnda rreth 150 shporta. Shportat janë donacion i organizatës gjermane ‘Help’ për drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe të punuara nga të burgosurit e burgut të Dubravës. Shportat janë shpërndarë në parqe e shkolla. Ky bashkëpunim ne mes të organizatës ‘Help’ dhe Drejtorisë së Shërbimeve Publike do të vazhdojnë edhe më tutje”, ka thënë Musliu për KOHËN.

KOHA ka raportuar edhe më parë për punën që bëjnë të burgosurit e Qendrës Korrektuese në Dubravë e të cilët kanë prodhuar shporta për komunën e Prishtinës dhe të Istogut.

Të burgosurit që i kanë punuar këto shporta janë certifikuar me standarde ISO në saldim e zanate të tjera.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing