Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Kryemjeshtri”, libri për kampionin Driton Kuka promovohet sot në Prishtinë

Vendi  |  22.02.2023 Ora 7:45   

“Kryemjeshtri” është libri që u botua së fundmi e që i dedikohet kampionit Driton Kuka. Libri që ka për autor Arsim Maxhera, nesër do të promovohet në Prishtinë në kuadër të agjendës shtetërore për 15-vjetorin e Pavarësisë.

Kjo ngjarje promovuese e librit organizohet me përkrahje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, dhe ka për qëllim të shfaqë jetën dhe veprën e një prej kampionëve më të mëdhenj të xhudos të të gjitha kohërave, siç është dokumentuar nga gazetari Maxhera.

Promovimi mbahet nesër, me datë 22 shkurt, në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, tek Instituti i Historisë “Ali Hadri”, në Prishtinë, në ora 12:00 – 13:00.

Bashkohuni në këtë promovim për të nderuar trashëgiminë dhe ndikimin e jashtëzakonshëm të kryemjeshtrit Driton Kuka.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing