Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Paralajmërohet protestë për Luiz Ejllin sot para Top Channel

Të Tjera  |  01.03.2023 Ora 8:25   

Sot ora 14:00 përballë Top Channel do ketë marshim kundrejt produksionit të Big Brother për atë që bëhet ndaj një personi të vetëm siç është LUIZ EJLLI!

Mund të duket utopike aq sa dhe qesharake, sepse Shqipëria sigurisht ka gjëra tjera më të mëdha por është parë e arsyeshme që fansat e Luizit të jenë sot ora 14:00 përballë Top Channel dhe shtëpisë së Big Brother.

"Sot do t’i tregojmë përsëri Luizit që të vazhdojë kundrejt këtij produksioni ose tipit që fshihet pas emrit BIG BROTHER VIP ALBANIA. Personalisht së bashku me Dashin official dhe disa persona tjerë dhe fansa e kemi parë të arsyeshme që të ndodh kështu, mbase më e fuqishme se sa ishte herën e parë”, shkruhet në një njoftimin që po bën xhiron e rrjeteve sociale.

“Nuk është hera e parë që shqiptarët ngrihen në protestë për një çështje kaq madhore dhe me rëndësi kombëtare sic është “padrejtësia” që po i bëhet Luizit. Këtë popull lërë pa ujë pa drita, pa bukë, hiqe nga puna, përplase me autobuz, bëji ç’të duash nuk të thotë gjë, ama te Luizi nuk duron dot”.

Ndryshe, mbrëmë Luizi ka pasur një debat të fortë me Kiarën pasi ishin duke luajtur një lojë mes vajzave dhe djemve, ku vajzat nuk kishin të drejtë të flisnin me djemtë.

Mirëpo, Luizi e zuri Kiarën tek një cep te lavamani duke e bërë të ndjehet keq dhe të qante, por Luizi prapë se prapë nuk e lejoi të dilte.

Kiara u detyrua të fliste me të dhe të prishte lojën, dhe kjo gjë ka bërë që të ketë një shpërthim të madh në rrjet ku disa prej tyre e përkrahin Luizin dhe disa të tjerë Kiarën.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing