Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

ATK lanson projektin Kreditimi i TVSH-së

Vendi  |  02.03.2023 Ora 10:24   

Projekti për Kreditimin e TVSH-së shënon projektin e gjashtë me radhë në vazhdën e projekteve për përmirësimin e përmbushjes tatimore.

 

Sipas komunikatës së Administratës Tatimore të Kosovës, përmes këtij projekti planifikohet të përmirësohet  përmbushja tatimore e personave të tatueshëm dhe të regjistruar për TVSH, përfshirë të gjithë faktorët e përcaktuar sipas legjislacionit të TVSH-së me ndikim në kreditimin e TVSH-së.
 

“Sipas planifikimeve ATK do të kryejë aktivitete intensive me qëllim të identifikimit të personave, të cilët bazuar në dispozitat ligjore nuk deklarojnë saktë kreditimin e TVSH-së. Administrata Tatimore e Kosovës ka përzgjedhur të trajtoj këtë kategori të tatimpaguesve duke u nisur nga fakti se TVSH në raport me tatimet tjera është tatimi më i rëndësishëm dhe mekanizmi më me ndikim në teorinë dhe praktikën tatimore, përmes së cilit realizohet funksionimi i suksesshëm dhe i qëndrueshëm  i sistemit tatimor në vend. Andaj, synimet strategjike të institucionit përmes Projektit për Kreditim të TVSH-së janë përmirësimi i përmbushjes tatimore ose rritjen e të hyrave nga TVSH, uljen e hendekut tatimor, të cilat më pas ndikojnë në rritjen e nivelit të përmbushjes vullnetare. Padyshim institucioni çdo herë merr parasysh rekomandimet e dhëna nga FMN në trajtimin e rreziqeve për industritë e selektuara”, thuhet në komunikatën e ATK-së.
 

Administrata Tatimore e Kosovës, po ashtu, u bënë thirrje të gjithë personave të tatueshëm që të përmbushin të gjitha detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor, pasi që në të kundërtën do të ndërmerren masat e përcaktuara me legjislacionin tatimor./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing