Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

ZRRE: Nga 1 prilli pritet të shtrenjtohet rryma për 14 për qind

Vendi  |  06.03.2023 Ora 8:15   

Nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) sërish kanë paralajmëruar se nga 1 prilli mund të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike.

Kryesuesi i ZRRE-së, Ymer Fejzullahu ka thënë se vendimi për tarifat e reja merret deri në fund të marsit, tek pas komenteve nga Qeveria, Zyra e Presidencës dhe institucionet tjera relevante.

Por, sipas tij, në rast se ka komente të arsyeshme që e kundërshtojnë rritjen e çmimit atëherë nuk do të ketë shtrenjtim.

“Drafti për rritje është rreth 14 për qind, propozimi i stafit, mirëpo ende nuk është bërë vendim. Por, pritet që brenda këtij muaji me u shndërrua në vendim. Kështu që propozimi nga ana e stafit është rreth 14 për qind. Ne duhet edhe një herë t’i shqyrtojmë komentet, pasi t’i shqyrtojmë ato dalim me përgjigje ndaj këtyre komenteve me një raport final edhe pastaj shndërrohet në vendim”, ka deklaruar Fejzullahu.

Ky propozim për shtrenjtim sipas Fejzullahut, ka ardhur për arsye se ende çmimet e importit për energji mbesin të larta.

Ai ka treguar edhe kërkesën e kompanisë KESCO, me ç’rast, ka thënë se propozimi i tyre për shtrenjtim të tarifave të energjisë ka qenë rreth 50 për qind.

“Propozimi i KESCO-s është për afërsisht 50 për qind, mirëpo ky propozim ka qenë kur çmimet e importit kanë qenë më të larta”, ka theksuar ai.

Për paralajmërimin e shtrenjtimit të energjisë elektrike ka reaguar ditë më parë edhe KMDLNJ.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing