Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Burri nga Kentaki ndalon për të blerë ushqimin për mëngjes – fiton lotarinë prej 50,000 dollarëve

Kuriozitete  |  06.03.2023 Ora 8:33   

Një burrë nga Kentaki që ndaloi për të blerë ushqim për mëngjes tha se i humbi oreksi kur fitoi 50,000 dollarë nga një biletë lotarie me gërvishtje.

Garry Hill u tha zyrtarëve të Lotarisë Kentucky se ai ndaloi për të mbushur makinën me derivate dhe për të blerë mëngjes në Clark’s Pump-N-Shop në Paris Pike në Georgetown menjëherë pasi doli nga puna të hënën në mëngjes dhe vendosi të merrte një biletë gërvishtjeje 500X ndërsa ishte në dyqan.

Hill menjëherë gërvishti biletën dhe zbuloi se kishte fituar 50,000 dollarë, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

“E çova biletën te punëtori i dyqanit për ta kontrolluar atë, dhe më thanë se ishte më shumë se sa mund të paguanin dhe më duhej të shkoja në Louisville”, tha Hill. “Unë nuk mund të haja mëngjes pas kësaj”, shtoi ai.

Garry deklaroi se çmimi do ta lejojë atë të përmirësojë gjendjen e tij financiare.

“Kjo nuk ndryshon jetën, por është diçka thelbësore,” tha ai. 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kuriozitete

Marketing