Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Qytetarët dhe bizneset i kanë të depozituara në banka mbi 5.5 miliardë euro

Vendi  |  07.03.2023 Ora 8:11   

5.5 miliardë euro janë  depozitat e qytetarëve dhe bizneseve në bankat e Kosovës.

Kështu bën të ditur raporti mujor i Bankës Qendrore e Kosovës, për muajin janar.

Sipas BQK-së nga shuma e përgjithshme, 3.6 miliardë euro i takojnë ekonomive familjare derisa rreth 2 miliardë iu takojnë korporatave.

Për këtë, bankat komerciale u paguajnë depozituesve normë vjetore të interesit prej 1.8 për qind.

Në anën tjetër, shuma e përgjithshme e kredive të aprovuara nga bankat në janar 2023 ka arritur në mbi 4.3 miliardë euro.

Ndërkaq, norma mesatare e interesit në kredi ka arritur në 6.6 për qind, një rritje e konsiderueshme në raport me një vit më parë.

Nga normat e interesit dhe shërbimet bankat komerciale në Kosovë veç në muajin janar të këtij viti kanë fituar hiç më pak se 13.4 milionë euro neto

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing