Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nagavci: Mësimdhënien ta bëjmë konkurrente me vendet e zhvilluara

Vendi  |  07.03.2023 Ora 10:32   

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka uruar të gjithë mësimdhënësit e Kosovës me rastin e 7 Marsit- Ditës së Mësuesit, duke e konsideruar këtë si ditë të rëndësishme të historisë kombëtare. Ajo thotë se, si ish-mësimdhënëse e njeh mirë dhe vlerëson punën e mësimdhënësve.

 

“Të dashur mësimdhënës. Po shënojmë sot një ditë të rëndësishme të historisë tonë kombëtare, 7 Marsin – Ditën e Mësuesit dhe të shkollës shqipe. Dita që simbolikisht shënon rrugëtimin e gjatë të zhvillimit dhe të avancimit të shoqërisë shqiptare. Të një pune të jashtëzakonshme dhe një përpjekje të pareshtur për të ndriçuar rrugën e brezave të tërë”, ka thënë ajo nëpërmes një audio-urimi në facebook.
 

“Mësimdhënia mbi të gjitha është një mision sidomos në rrethanat në të cilat jemi gjendur ne, kur krahas arsimit është bartur brez pas brezi edhe fryma e atdhedashurisë dhe kërkesës së fuqishme për liri e shtet. Sot misioni ynë mbetet këmbëngulja për punë dhe përkushtim, angazhim të gjithmbarshëm të mësimdhënësve tanë për ta avancuar mësimdhënien dhe për ta bërë atë konkurrente me vendet e zhvilluara”, deklaron Nagavci.
 

Si mësimdhënëse dje, dhe si ministre sot, ajo tha se njeh dhe vlerësoj pafundësisht punën e arsimit. “Do të vazhdoj të jem zëri juaj në përpjekjen për të bërë më të mirën për fëmijët tanë”, deklaroi ministrja Nagavci./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing