Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Fituesi i dyfishtë i lotarisë falënderon stilin e tij të flokëve për fatin e tij

Kuriozitete  |  14.03.2023 Ora 8:26   

Një burrë nga Maryland, i cili kishte fituar një çmim prej 100,000 dollarësh në lotarinë e vitit 2015, fitoi sërish një çmim tjetër prej 50,000 dollarëve javën e kaluar, dhe për këtë ai e falënderon stilin e tij të flokëve.

William Daniels Jr., 31 vjeç, nga Middle River u tha zyrtarëve të Maryland Lottery se biletën gërvishtëse Gold X50 ai e kishte blerë në dyqanin 7-Eleven në Bulevardin Perry Hall në Nottingham.

Daniels tha se ishte “tronditur” kur zbuloi se kishte fituar një çmim prej 50,000 dollarësh. “Kur e fitoni atë çmim, je disi në mosbesim. Ju dëshironi të siguroheni që nuk po gaboni”, tha ai, raporton UPI.

Daniels, i cili më parë fitoi 100,000 dollarë nga një biletë gërvishtëse e Ravens në vitin 2015, tha se ai preu flokët e tij të gjatë menjëherë pas fitores së tij të parë dhe ato ishin rritur në kohë për çmimin e tij të fundit.

“Unë do tu qëndroj besnik flokëve të gjata kur do të luaj llotarinë me bileta gërvishtëse”, bëri të ditur ai.

Lojtari, i cili xhekpotin e mëparshëm e përdori për blerjeb e një shtëpie, tha se xhekpotin e tij të fituar së fundmi do ta përdorë për një tjetër ngjarjeje të madhe jetësore.

“Këto para do të shkojnë për pagesën e dasmës sime”, deklaroi ai. 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kuriozitete

Marketing