Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Çka nënkupton shatërvani?

Kuriozitete  |  20.03.2023 Ora 11:14   

Pas restaurimit të stërzgjatur të Xhamisë së Çarshisë në Prishtinë, u hap edhe një debat mbi formën dhe mënyrën e restaurimit të shatërvanit që gjendet në anën e majtë të Xhamisë së Çarshisë.
 

Fakti që debutuesit nuk njohin historikun e shatërvanëve të stilit osman, të ndërtuar në tri kontinentet ku kanë sunduar, sikur na obligon që këtë debat ta zbresim në pikën “zero”, respektivisht të fillojmë nga pyetja: Çka quajmë Shatërvan? Sigurisht që kjo pyetje nuk mund t’ju drejtohet profesionistëve (historianëve të artit osman e islam, apo historianëve të periudhës osmane), por kam bindjen se është shume e dobishme për studiues të fushave tjera, sikur vije fjala me arkeologët që merren me objekte e mbetura nën tokë.
 

Fjala shatërvan tek ne ka ardhur nga gjuha osmane, ndërsa rrënja e sajë është me gjenezë perse, “shadruban” që ka kuptimin e çadrës së madhe. Mirëpo, në terminologjinë osmane ka një kuptim krejt tjetër, respektivisht me shatërvan nënkuptohet “vendi i abdestit me çezmat që burojnë nga pishina në mes. Ndryshe, shatërvanët e tillë quhen edhe abdest’hane (shtëpi abdesi), sidomos kur ishin të mbuluara siç është rasti me abdest’hanen e Xhamisë së Madhe në Prishtinë (për këtë definicion mund të konsultohet edhe Kamusi Turki i Sami Bej Frashërit).
 

Shatërvanët ishin pjesë e pandashme e xhamive dhe mesxhideve, sidomos xhamitë e ndërtuara nga sulltanët (siç është rasti edhe me Xhaminë e Çarshisë, e cila u ndërtua nga Sulltan Murati) që karakterizoheshin me shatërvanë në formë fontanash të hapura ose të mbyllura që dalloheshin me dekorime të veçanta. Kjo bëhej për t’u dalluar nga shatërvanët e ngritur nga funksionarë tjerë të rangut më të ulët se sulltani.
 

Përveç abdest’hanes, shatërvanët ishin edhe vendpushim për kalimtarët e rastit të cilët përveç freskimit gjatë ditëve të verës çlodheshin me zhurmat e ujit të tyre.
 

Pra, shatërvani është edhe avdes’hane edhe fontanë edhe vend pushimi. /Telegrafi/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kuriozitete

Marketing