Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Theu 104 kanaçe me grusht, burri nga Bosnja e Hercegovina futet në librin e rekordeve Guiness

Kuriozitete  |  21.03.2023 Ora 8:41   

Një tjetër natë e paharrueshme sportive u mbajt në sallën e sportit në Visoko të Bosnje e Hercegovinës, Muhamed Kahrimanoviq, hyri sërish në librin e rekordeve Guinness.

Kahrimanoviq theu një rekord të ri botëror në një sallë të mbushur plot, dhe hyri në librin e rekordeve Guinness, si personi që theu 104 kanaçe, duke kaluar kështu indianin Vispy Kharadi, i cili më parë mbante rekordin e 98 kanaçeve, transmeton Telegrafi.

Shkak i ngjarjes është bërë dhjetëvjetori i thyerjes së rekordit të parë Guinness në Visoko.

Muhamed Kahrimanoviq është një rekordmen i shumëfishtë në librin Guinness, dhe i ftuar special i mbrëmjes në sallën e sporteve ishte trajneri i Akademisë Kukiwon për Bosnjë dhe Hercegovinë, Hong Seung Ki.

Në këtë eveniment u njoftua edhe një thyerje e rekordit të Guinness-it në Visoko, e cila është planifikuar për 20 maj, kur kryetrajneri i klubit TKD Bosna Rudar, Edin Kajeviq Kaje, do të thyejë arra kokosi me bërryl.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kuriozitete

Marketing