Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shoferi i kamionit nga Ohio fiton çmimin e lotarisë 50,000 dollarë në Kentaki

Kuriozitete  |  29.03.2023 Ora 8:26   

Një shofer i kamionit nga Ohio, rruga e të e cilit e çoi atë në Kentaki, e bleu një biletë gërvishtëse të lotarisë gjatë një ndalese për të blerë ushqim, dhe fitoi 50 mijë dollarë.

Burri zyrtarëve të Lotarisë së Kentakit u tha se itinerari i tij zakonisht e sjell atë në Kentaki, dhe në një nga “vizitat” e tij javën e kaluar ai u ndal tek Sparta Truck Stop në Sparta për të blerë ushqim.

“E vura re një poster të lotarisë jashtë dyqanit ku reklamohej një çmim kryesor prej 50 mijë dollarëve, dhe mendova se kjo ishte diçka e mirë” tha ai, duke shtuar: “Mendova me vete, sot po ndihem shumë mirë, kështu që i tërhoqa paratë nga bankomati, dhe e bleva biletën”, raporton UPI, përcjell Telegrafi.

Ai e zgjodhi një biletë gërvishtëse 500X dhe posa e gërvishti atë ai fitoi 500 dollarë. “Isha i lumtur dhe i kënaqur me atë çmim”, bëri të ditur burri, ndërsa tutje ai vazhdoi: “Vazhdova të gërvishtë, dhe pastaj i fitova edhe 2 çmime të tjera prej 500 dollarëve, por pastaj e gërvishta edhe një çmim prej 10 mijë dollarëve, gjë që më çoi tek një proces të dytë”.

Të gjitha çmimet e bëra bashkë kishin një total prej 50 mijë dollarëve. “O Zot, këto janë 50 mijë dollarë, qëllimi im ishte të fitoja 500 dollarë, kështu që nuk mund të isha më i lumtur”, tha lojtari. “Sa herë e mendoj, nuk mund ta besoj”, shtoi ai.

Fituesi tha se paratë e fituara do të shkojnë për projektet e renovimit të shtëpisë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kuriozitete

Marketing