Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Tesla publikoi shifrat e shitjeve për tre muajt e parë të vitit 2023 dhe shifrat janë të shkëlqyera. Kompania dorëzoi 422,875 vetura elektrike, të cilat e vendosën atë në drejtimin e duhur për të dorëzuar afër 2 milionë vetura këtë vit.
Le t’i vendosim gjërat në perspektivë – Tesla i rriti shitjet e saj me 4 për qind gjatë tremujorit të mëparshëm dhe ky është numri ku të gjithë po fokusohen. Tesla uli çmimet e veturave të saj në fillim të këtij viti dhe pritshmëria ishte që shitjet të rriteshin me të madhe.
Duke parë performancën e Tesla-s në të njëjtën periudhë 12 muaj më parë, kuptojmë se prodhimi dhe dërgesat u rritën me 36 për qind, por kjo pritej – rritja e prodhimit nëpër Gigafabrikat e saj po përparon dhe Giga Berlin po thyen rekorde të reja çdo muaj, raporton Arena EV.
Duket se uljet e çmimeve u nxitën nga kompania që priste ngadalësim të tregut dhe përpiqej ta kundërshtonte atë në mënyrën më të mirë që mundej. Fatmirësisht Tesla ka hapësirë për të rregulluar çmimet e saj dhe ende mbetet kompani fitimprurëse.
Vitin e kaluar Tesla dorëzoi 1.3 milion vetura dhe me rezultatet e tremujorit të parë si këto, mund t’i afrohet shifrës 2 milion. Tesla do të duhet të rrisë prodhimin dhe shpërndarjen e saj me 12 për qind çdo tremujor për të qenë në një shans për të arritur objektivin e premtuar prej 2 milionë veturash.
Ndërsa kompania arriti të marrë një rritje prej 36 për qind në performancën nga viti në vit, në thelb do të duhej që këtë performancë ta përsëritë për 9 muajt e ardhshëm.