Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ishte vendosur si vepër arti, por studenti i urritur e ha bananen (VIDEO)

Kuriozitete  |  02.05.2023 Ora 8:43   

Një student jug-korean i arteve e hëngri një banane e cila ishte pjesë e një instalacioni nga artisti Maurizio Cattelan, duke thënë se ai ishte “i urritur” pasi nuk kishte ngrënë mengjes.

Vepra e artit e quajtur “Komediani”, pjesë e ekspozitës së Cattelan “WE”, përbëhej nga një banane e ngjitur me shirit në një mur në Leeum Musuem of Art të Seulit.

Pasi hëngri bananen, studenti me emrin Noh Hyun-soo, e ngjiti lëvoren përsëri në mur, raporton BBC.

Muzeu më vonë vendosi një banane të re në të njëjtin vend, raportuan mediat lokale.

Muzeu i Artit Leeum nuk iu përgjigj një pyetjeje me email nga BBC. Megjithatë, ajo u tha mediave se nuk do të kërkojë dëmshpërblim ndaj studentit.

Banania e ekspozuar thuhet se zëvendësohet çdo dy ose tre ditë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kuriozitete

Marketing