Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Skocezja 101-vjeçare tregon sekretin e saj për një jetë rinore

Kuriozitete  |  04.05.2023 Ora 8:39   

Një grua 101-vjeçare nga Skocia ka zbuluar sekretin saj për një jetë rinore, duke ia dhënë meritën martesës saj me një burrë më të ri se ajo.

Edna Twivey nga qyteti Strathaven, një ish-infermiere e Luftës së Dytë Botërore, vazhdon të gëzojë një jetë aktive, që përfshin udhëtimet jashtë shtetit, transmeton Telegrafi.

Dhe sipas Edna-s, e cila së fundmi u kthye nga një udhëtim në vendet skandinave, është dashuria e qëndrueshme e të shoqit ajo që e mban të re.

David, i cili është 90-vjeçar dhe është 11 vjet më i ri se gruaja e tij njëshekullore, përshkruhet nga Edna si një shtyllë e fortë e saj.

Ata u takuan më shumë se 60 vjet më parë në një orë kërcimi në Londër.

“Familja është gjithçka dhe David është ‘shkëmbi im’. Dashuria që kemi na mban të dy të rinj!”, tha Edna.

Çifti tashmë ka plane të mëtejshme udhëtimi, ku pushimi i tyre i radhës do të jetë në Holandë.

Përveç martesës së saj, Edna potencoi se mbështetja që merr nga stafi lokal i kujdesit social e ndihmon atë të jetë aktive dhe rinore.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kuriozitete

Marketing