Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Amerikania thyen rekordin Guinness pasi mund të kthejë shputën e këmbës në një kënd 171.4 shkallë

Kuriozitete  |  04.05.2023 Ora 8:39   

Një gruaje nga New Mexico iu dha rekordi Guinness kur demonstroi aftësinë e saj për të kthyer shputën e këmbës në një kënd prej 171.4 shkallë.

Kelsey Grubb, 32-vjeçare nga qyteti Albuquerque, tha se përvoja e saj në patinazh e bëri atë të jetë kurioze për fleksibilitetin e saj pasi mësoi për një rekord të mëparshëm.

“Unë punoj në një bibliotekë dhe libri më i ri i rekordeve botërore sapo kishte dalë. Një koleg po e shfletonte dhe e hapi rastësisht faqen me rrotullimin më të madh të këmbës dhe tha ‘Ew’! Kjo është shumë e shpifur”, kujton Grubb. “Natyrisht që e shikova mbi supe dhe i thashë: ‘Mendoj se mund ta bëj këtë’”.

Grubb tani mban rekordin zyrtar (femër) për rrotullimin më të madh të këmbës, pasi e dëshmoi se mund ta kthejë lehtësisht këmbën e saj në 171.4 gradë.

“Shumica e njerëzve neveriten ose magjepsën nga kjo”, tha ajo.

“Fraza më e zakonshme që kam dëgjuar për të nuk është se lëvizja në vetvete është e neveritshme, thjesht lehtësia me të cilën e kthej atë”.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kuriozitete

Marketing