Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shoferi 69-vjeçar në Angli ka vozitur 50 vjet pa leje

Kuriozitete  |  10.05.2023 Ora 8:52   
Një pensionist në Angli u zbulua se kishte vozitur pa patentë për 50 vjet, kur makina e tij u ndalua nga policia.

Oficerët nga njësia e policisë rrugore të policisë Derbyshire ndaluan makinën për disa shkelje në Derby të shtunën, 6 maj.

Më pas ata zbuluan se shoferi 69-vjeçar nuk e kishte kaluar kurrë testin e tij ose nuk kishte patentë drejtimi, që do të thotë se ai kishte vozitur në mënyrë ilegale për pesë dekada.

Ai kishte mashtruar kompanitë e sigurimit të makinave se kishte një licencë gjatë gjithë kohës – dhe me sa duket ishte mburrur për mashtrimin e tij.

“Shoferi i këtij automjeti nuk e ka kaluar kurrë testin, pavarësisht se është 69 vjeç dhe ka vozitur për më shumë se 50 vjet”, thuhet në deklaratë nga policia.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kuriozitete

Marketing