Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gafa e presidentit të Kilit, ngeci në rrëshqitësen e këndit të lojërave për fëmijë (VIDEO)

Kuriozitete  |  11.05.2023 Ora 8:38   

Banorët e qytetit të Kilit, Puenta Arenas, regjistruan një moment të pazakontë që përfshinte presidentin Gabriel Boric.

Aty, presidenti i Kilit, kishte provuar rrëshqitësen e këndit të lojërave për fëmijë të një prej shesheve të qytetit, transmeton Telegrafi.

Presidenti ishte në rajonin Magallanes për të marrë pjesë në zgjedhjet të dielës pasi vendosi të mos ndryshojë adresën e tij elektorale.

Për këtë arsye, ai caktoi një udhëtim në zonë që filloi të premten, duke marrë pjesë në takime dhe aktivitete me autoritetet lokale si delegati i ri presidencial, Jose Ruiz Pivcevic.

Ai dhe partnerja e tij Irina Karamanos gjetën gjithashtu kohë për të bërë një shëtitje nëpër vendlindjen e tij, që përfshinte rrugën bregdetare përballë ngushticës së Magelanit.

Aty presidenti kilian provoi rrëshqitësen e fëmijëve, ku edhe ngeci për disa momente dhe nuk mund të dilte nga aty.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kuriozitete

Marketing