Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Një nigeriane thyen rekordin botëror për kohën më të gjatë të gatimit

Kuriozitete  |  17.05.2023 Ora 8:40   

Një kuzhiniere nigeriane të hënën ka vendosur rekordin e ri global për kohën më të gjatë të gatimit pa ndërprerje.

Hilda Baci kishte gatuar që nga e enjtja e javës së kaluar, ku u përpoq të thyente rekordin botëror Guinness për 87 orë e 45 minuta të vendosur nga indiania Lata Tondon në vitin 2019.

Rreth orës 17:45 minuta të hënën, Baci ka shënuar orën e 100-të duke gatuar, për t’u bërë pastaj sensacion në Afrikën Perëndimore. Mijëra persona u mblodhën në vendngjarje të ngazëllyer, duke i thurur lëvdata, derisa ajo vazhdonte të gatuante pa u ndalur.

Libri i Rekordeve Botërore Guinness shkroi në Twitter se ishte në dijeni të përpjekjes së shefes së kuzhinës për të thyer rekordin e gatimit. “Ne duhet të shqyrtojmë të gjitha provat së pari përpara se të konfirmojmë zyrtarisht një rekord”, shkruan RadioPlus.

Duke u përpjekur të thyente rekordin, kuzhinierja nigeriane tha të enjten se dëshironte të tregonte sesa punëtorë dhe të vendosur janë të rinjtë nigerianë dhe gjithashtu dëshironte të përdorte si fushatë për gratë e reja afrikane që sipas saj janë vendosur mënjanë në shoqëri.

Pasi ajo tejkaloi rekordin aktual të gatimit, Presidenti Muhammadu Buhari shkroi në Twitter se e hëna ishte një ditë e mrekullueshme për Nigerinë. “Përpjekja, ambicia dhe qëndrueshmëria e Hildës kanë sjellë interes të madh dhe njohuri për veçantinë e ushqimit nigerian,” tha Buhari.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kuriozitete

Marketing