Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

The Weeknd ndryshon emrin, vendos t’u rikthehet rrënjëve të tij etiopiane

Muzikë  |  17.05.2023 Ora 8:42   

Muzikanti i njohur, The Weeknd, e ka ndryshuar emrin artistik në rrjetet sociale dhe është kthyer në emrin e tij të vërtetë, Abel Tesfaye.

Gjegjësisht, ylli i muzikës pop muajin e kaluar i ka pyetur fansat në Twitter për mendimin e tyre për këtë ndryshim në karrierën e tij.

Ndryshimi i emrit vjen pasi fituesi i shumë çmimeve tha për mediat se nuk dëshiron të njihet nga emri i artit. Ai më parë është shprehur se e mori pseudonimin si adoleshent kur la shkollën një fundjavë dhe nuk u kthye më.

“Po kaloj një udhëtim katartik tani. Po vij në një vend dhe një kohë ku jam gati të mbyll kapitullin e emrit artistik ‘The Weeknd’. Si Weeknd, kam thënë gjithçka që mund të them”, duke deklaruar se albumi i radhës do të jetë i fundit me këtë emër.

33-vjeçari, i lindur në Toronto nga një familje emigrantësh etiopianë, u bë i famshëm pasi ngarkoi këngët e tij të para në YouTube në vitin 2010, duke treguar anën e errët të muzikës R&B.

Gjatë karrierës ka fituar katër Grammy, ka më shumë se 45 këngë dhe albume platini, ndërsa në mars 2023, Libri i Rekordeve Guinness e shpalli atë artistin më të njohur në botë për shkak të numrit të dëgjuesve mujorë që ka në Spotify.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing