
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kërkesa dhe oferta u bënë bashkë të enjtën në Prishtinë.
Në sallën 1 tetori u hap paradite panairi ndërkombëtar “EXPOKOS” ku po marrin pjesë kompani nga sektori i ndërtimit, energjisë, makinerisë e mbrojtjes në punë.
Dhjetëra biznese këtu po shfaqin produktet e tyre. Këtë dhe të tjerët, i vizitoi edhe ministrja e Tregtisë.
Veç vendorëve, në edicionin e 22-të nuk munguan as firmat nga rajoni e Evropa. Numri i pjesëmarrësve sipas organizatorëve po rritet çdo vit në panairin që synon ndërkombëtarizimin e prodhuesve vendor.
Panairi “EXPOKOS” do të jetë i hapur edhe të premten.