Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tupac Shakur nderohet me një emër rruge

Muzikë  |  19.05.2023 Ora 8:49   

Tupac Shakur do ta ketë emrin një rrugë në Oakland pasi për këtë u votua unanimisht nga Këshilli i qytetit kalifornian.

Shakur ka lindur në Harlem, por kishte thënë se Oaklandi ishte vendi ku ai nisi karrierën.

Rruga ku pikërisht jetoi reperi amerikan do ta mbajë emrin aktual që ka, por do t’i shtohet edhe emri i Tupac Shakur.

Oakland ka nderuar edhe të tjerë me emra rrugës, përfshirë edhe producentin Too Short.

Shakur ishte 25 vjeç kur u qëllua për vdekje në Las Vegas në vitin 1996.

Këshilli i Qytetit tha se rruga do t’ua kujtojë njerëzve kontributet e Tupac-ut në Oakland dhe do të përqafojnë artin e kulturën si katalizatorët për ndryshimin shoqëror.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing