Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shitësja merr biletën e lotarisë që e harroi klienti, fiton 3 milionë dollarë

Kuriozitete  |  22.05.2023 Ora 9:17   

Një punonjëse e një dyqani pijesh alkoolike planifikoi, vodhi dhe u përpoq të përfitonte nga një biletë lotarie fituese prej 3 milionë dollarësh, përpara se hetuesit të fillonin hetimin për fituesin e ligjshëm.

Tani, shitësja Carly Nunes është paditur nga një juri e madhe.

Episodi filloi kur Paul Little hyri në dyqanin e pijeve më 17 janar dhe bleu një qese me patate të skuqura, dy bileta lotarie së Massachusetts për lotarinë Mega Millions dhe dy për lotarinë Mass Cash, raportoi CNN.

Little u largua nga dyqani me patatet e skuqura - por i harroi biletat e lotarisë. Rreth 45 minuta më vonë, një klient tjetër bleu pesë bileta, të cilat punëtorja i mori edhe ato të Little dhe ia dorëzoi klientit, i cili i ktheu asaj dy biletat që s’ishin të tij.

Punëtorja mori biletat pa kërkuar që ta gjente personin që i takonin, duke i marrë në shtëpi.

Pasi u shpallën numrat fitues, punëtorja shkoi ta merrte çmimin e madh. Aty u ngrit dyshimi se biletat nuk ishin të sajat. Zyrtarët e lotarisë njoftuan policinë dhe thanë se pas përfundimit të hetimit do ta jepnin çmimin.

Policia gjeti se Little ishte pronari i vërtetë dhe tani pritet që ai të marrë 3 milionë dollarë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kuriozitete

Marketing