Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Java e Bibliotekës me shumë aktivitete të organizuara nga BKK

Kulturë  |  30.05.2023 Ora 10:24   

Eksplorimi i koleksioneve të bibliotekës, hulumtimi dhe diskutimi i temave të ndërlidhura me fushën e librit, sesione informative dhe përurimi i këndeve të reja të leximit, kanë shënuar Javën e Bibliotekës në Kosovë.

 

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit në një njoftim në rrjetin social ka thënë se nëpërmjet librave dhe programeve tërheqëse si këto arrihen ëndrrat e të rinjve, nderohet puna e rëndësishme e bibliotekave dhe bibliotekarëve tanë dhe mënyra në të cilën ata u shërbejnë komuniteteve tona pa u lodhur.
 

Këto janë disa nga ngjarjet më të veçanta të javës që shkoi:
 

Hapja e Bibliotekës së veprimtarit Adem Demaçi dhe përurimi i këndit të bibliotekës së të verbërve dhe personave me shikim të dëmtuar; Pesë ekspozitat: “Java n’ 20 vjet në 20-vjetorin e Javës së Bibliotekës në Kosovë”, “Ernest Koliqi në 120-Vjetorin e lindjes”, “Kujtesa e arsimit shqip në Kosovën e viteve 90-të”, “Libra të vjetër të restauruar përzgjedhje librash të restauruar”, “Përmes thjerrëzës së leximit: Një përrallë e dy qyteteve”; Organizimi i orës letrare: Ora e Ernest Koliqit;
 

Panele diskutimi me pjesëmarrës nga dhe jashtë vendit./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing