Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Prizreni për dy net rikthehet si kryeqendër e rockut dhe bluesit

Kulturë  |  13.06.2023 Ora 10:19   
Emra të njohur të skenës vendore dhe ndërkombëtare të muzikës rock dhe blues kanë ndezur atmosferën në dy netët e fundjavës në Prizren, në kuadër të edicionit të parë të Festivalit të Muzikës Rock dhe Blues. Moti me shi nuk ka qenë pengesë për argëtim me këngët plot energji.

Edicioni i parë i Festivalit të Muzikës Rock dhe Blues në Prizren ka sjellë emra të njohur të skenës vendore dhe ndërkombëtare, të cilët kanë elektrizuar audiencën e mbledhur për dy ditët e fundjavës në hapësirën e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve. As moti me shi nuk i ka penguar adhuruesit e këtyre zhanreve të muzikës që të argëtohen me tingujt e këngët plot energji.

Veterani i rockut, Menan Kiseri, dhe bendi i tij në cilësinë e nikoqirit kanë mirëpritur në skenë në natën e parë edhe “Playaband”, “3 Musketjerët”, “Leb i Sol” dhe “Minatorin”, derisa ka pasur edhe muzikë të përzgjedhur nga Adrian Berisha. Atmosfera e krijuar ka bërë që artistët të shprehin mirënjohje për publikun.

Festivali është hapur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili në paraqitjet e tij mediale vazhdimisht e thekson se është adhurues i këtyre zhanreve të muzikës.

 
Image
Festivali Rock&Blues në qytetin e Prizrenit është frymëzuar nga vetë fillimet e muzikës rock dhe blues në Kosovë. Organizatorët kanë thëne se me qëllimin e vetëm për të promovuar potencialin turistik, përmes festivalit, në skenë do të paraqiten grupet dhe artistët më të njohur kombëtarë dhe ndërkombëtarë të këtyre zhanreve

“Kur e kemi nisur këtë ide, unë dhe Menani, thoshin kjo nuk bëhet në Prizren. Në qoftë se nuk bëhet në Prizren, ku ka me u bë tjetër. Kryeqyteti kulturor edhe shpirtëror i Kosovës, bëhet edhe që ç'ke me të. Kam kënaqësinë që sot për herë të parë të bëj hapjen e Festivalit Rock dhe Blues në qytetin e bukur të Prizrenit. Natyrisht kush tjetër ka mundur ta hapë këtë festival, përveç legjendës, maestro Menan Kiseri, bashkëqytetar i Prizrenit”.

Duke konsideruar se të gjithë mysafirët do të jenë rockerë për dy net, Totaj ka inkurajuar edhe gjeneratat e reja që të dëgjojnë muzikë të mirë.

“Dëshiroj që të kaloni sa më bukur, që të kënaqeni me efektet vizuale dhe akustike. Dëgjoni muzikë të mirë, se përveç tjerash muzika e mirë është kulturë dhe ta fisnikëron shpirtin. Kënaquni sonte, sepse gjëra akoma më të bukura do të vijnë për Prizrenin tonë”, ka thënë ai.

Ndërkaq në orarin e natës së dytë të festivalit në rend kanë qenë “Blues Beatles”, derisa atmosfera është ndezur tutje nga “Jericho”, sikurse edhe kitara e Samuli Federleyt nga Finlanda, pasuar prej zërit kumbues të Eugent Bushpepës, deri te DJ Wise dhe VLN në bateri.

Federley pas performancës me bendin e tij ka theksuar se festivalin në Prizren do ta kujtojë gjatë tërë jetës si një përvojë të veçantë.

Festivali Rock&Blues në qytetin e Prizrenit është frymëzuar nga vetë fillimet e muzikës rock dhe blues në Kosovë. Organizatorët kanë thënë se me qëllimin e vetëm për të promovuar potencialin turistik, përmes festivalit, në skenë do të paraqiten grupet dhe artistët më të njohur kombëtarë dhe ndërkombëtarë të muzikës rock dhe blues. Ndërsa si objektiv kryesor kanë përmendur edukimin e brezave në këtë zhanër, si dhe kontributin në promovimin e turizmit si një potencial i pashfrytëzuar që do ta ndihmojë ekonominë vendore./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing