Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Volkswagen i jep fund prodhimit të modelit të njohur

Auto  |  16.06.2023 Ora 8:45   

Volkswageni ka njoftuar një iniciativë të re për të rritur përfitimin e markës. Programi përfshin sakrifica pasi fokusi i Volkswagenit do të zhvendoset nga modelet më të vogla në ato më të mëdha, që do të thotë se modele si Arteon nuk do të prodhohen më, shkruan Motor1.

Prodhuesi gjerman i veturave nuk specifikoi se cilat modele të tjera me shitje të ulët janë gjithashtu të planifikuara për t’u ndërprerë, por veçoi Arteonin. Kjo nuk është befasi sepse shitjet e saj në SHBA gjatë vitit 2022 ranë me gati 69 për qind, në vetëm 1742.

Në vend që të prodhojë Arteon, Volkswageni do të fokusohet në disa modele kryesore, ka thënë shefi i markës, Thomas Schaefer. Kompania dëshiron të zvogëlojë kompleksitetin e modeleve të saj si një mënyrë për të arritur fitime më të larta, duke përfshirë zvogëlimin e numrit të opsioneve të konfigurimit për secilin model.

VW gjithashtu dëshiron të optimizojë përdorimin e kapaciteteve të fabrikave të saj për të përmbushur më mirë kërkesën në ndryshim.

Kompania dëshiron që programi të funksionojë deri në tetor. Programi pritet të përmirësojë të ardhurat me rreth 10 miliardë euro.

Volkswageni nuk specifikoi se kur saktësisht do të ndërpresë prodhimin e Arteonit. Në një raport nga shtatori i vitit të kaluar, thuhet se modeli do të largohet nga oferta pas vitit 2024 dhe se një automjet elektrik pritet do të shërbejë si zëvendësues i tij.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing