Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dyvjeçari kafshohet në fytyrë nga qeni endacak në shesh të Prishtinës

Vendi  |  19.06.2023 Ora 8:27   

Një fëmijë dyvjeçar është sulmuar në fytyrë nga një qen endacak të dielën në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Prindi i fëmijës, i cili nuk ka dashur të identifikohet, ka thënë se për shkak të lëndimeve të pësuara, fëmijës i janë qepur të dyja faqet.

Ai ka treguar se intervenimi pas sulmit fillimisht është bërë nga pika për transfuzion të gjakut brenda hapësirave të sheshit, të cilët e kanë dërguar fëmijën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, për t’u transferuar më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Mirë është djali, ia kemi qepur fytyrën me dy penj në të dyja faqet, po merr tani terapi kundër infeksionit. Ditëve në vijim do të vazhdoj me procedura për ta paditur komunën sepse është rast që nuk tolerohet, në shesh të qytetit të qëndrojmë gjithmonë në stres prej qenve endacakë. Jam afruar te transfuzioni i gjakut, ata më kanë dërguar te shtëpia e shëndetit te ‘Qafa’, aty ia kanë pastruar plagët dhe më kanë dhënë udhëzimin për në QKUK, atje kemi shkuar në Kirurgji Pediatrike dhe kirurgu ka intervenuar shumë shpejt dhe ia kanë vënë dy penj. Lëndimet nuk janë serioze, ka përfunduar gjithçka lehtë. Djali është dyvjeçar”, ka thënë prindi i fëmijës së lënduar.

Ai më tej ka njoftuar se do të ndjekë procedura penale kundër Komunës së Prishtinës.

“Policinë nuk e kam njoftuar, kam kontaktuar me disa të komunës pasi doja ta padisja komunën, tani dua të veproj me mendje të ftohtë. Të komunës më thanë që do të ndërmarrin diçka, në ditët në vijim do të merremi me avokat për ta kryer punën administrative”, ka shtuar ai.

Dëshmitar në vend të ngjarjes ka qenë ish-kryetari i Forumit Rinor në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Armend Ibrahimi. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ibrahimi ka bërë kërkesë për kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, që kryeqyteti të pastrohet urgjentisht nga qentë endacakë.

“Sot në sheshin ‘Nënë Tereza’ një femijë nën shoqërimin e prindërve, u kafshua në fytyrë nga një qen endacak. Jo shumë më larg ishim edhe ne me fëmijën tonë. Mund ta imagjinoni tmerrin që përjetoi ai fëmijë dhe prindërit e tij dhe të gjithë ne që gjendeshim aty. Ky është alarmi më urgjent që një shoqëri dhe një qeveri normale duhet të reagojë me urgjencë. Përndryshe projektin tonë politik për ’Prishtinën e përjetimeve’ do ta shndërroni në ‘Prishtinën e përjetimeve traumatike dhe tragjike’”, ka shkruar ai në Facebook.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing