
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një hotel në Missouri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nderuar çiftin amerikan me një certifikatë, pasi 40 vjet më parë, ata kaluan natën e parë të martesës në një dhomat e hotelit.
Upi shkroi se Tim dhe Melinda O’Brien kaluan natën e parë në vitin 1983 në hotelin e vjetër, ndërsa tash, kur ata po festojnë 40-vjetorin, hoteli ua ndau një cerifikatë për t’i nderuar.
Hoteli Muehlebach, që u hap në 1915-n, tha se për të nderuar çiftin, atij do t’ia mundësojë që çdo përvjetor ta kalojnë në një nga dhomat e tyre, me çmimin e natës së martesës, 38 dollarë.
Stafi i hotelit u shpreh se këtë s’e kanë bërë për marketing, por vetëm për t’i respektuar ata që dikur e kishin përzgjedhur atë lokacion.
Çmimin e volitshëm të hotelit, Tim dhe Melinda thanë se do ta shfrytëzojnë fiks në datën kur t’i mbushin 40 vjet martesë.