Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ndalimi i produkteve serbe, moment i mirë për prodhuesit vendorë

Ekonomi  |  21.06.2023 Ora 10:14   

Ndalimi i produkteve serbe për në Kosovë, është moment i mirë për prodhuesit vendorë dhe vetëdijesim që të konsumohen më shumë produkte vendore. Kjo situatë është humbje vetëm për Serbinë tha kryetari i AKB-së Agim Shahini.

 

E profesori i ekonomisë Fadil Osmani tha se për çdo produkt ka alternativa tjera, prandaj ndalesa e këtyre produkteve nuk ndikon asgjë në ekonominë e vendit.

Vendimi i qeverisë për ndalimin e produkteve serbe në Kosovë, është një moment i mirë për prodhuesit vendorë. Kështu tha për Radio Kosovën, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, i cili tha se ky moment duhet shfrytëzuar për të rritur prodhimtarinë, por jo për të rritur çmimet. 

 “  Është momenti i mirë që të rritet prodhimtaria vendore, por nuk është moment të keqpërdoret situata dhe të shfrytëzohet situata për të shtrenjtuar. Ne kemi komunikuar me biznese dhe institucione relevante dhe nuk ka ndonjë lëvizje të çmimeve dhe kjo situatë është vetëm në dëm ekonomisë së Serbisë”, tha Shahini.

Ai tha se Serbia është e shqetësuar nga ky vendim i qeverisë kosovare për ndalim të prodhimeve të tyre.

” Bizneset e Serbisë janë duke thirrur vazhdimisht dhe janë të interesuar se si do të procedohet dhe kur do të hiqet ky vendim për arsye se Kosova është treg i mirë për ta dhe kjo është një humbje  për ta. Por kjo situatë për Kosovën duhet të jetë  një mundësi e madhe vetëdijesimi për konsum të prodhimtarisë vendore”, ka thënë ai.

E profesori i ekonomisë Fadil Osmani konsideron se ndalimi i mallrave serbe në Kosovë, nuk mund të ketë asnjë ndikim në ekonomi të vendit, sepse gjithmonë ka produkte zëvendësuese.

“Për sa i përket bllokimit të mallrave serbe në veri nuk mund të ketë asnjë ndikim në ekonomi sepse ka produkte alternative zëvendësuese. Prandaj nuk mendoj se një pikë kufitare mund të shkaktoj çrregullime ekonomike”, ka thënë Osmani.

Por, ai tha se nuk është i sigurt se si mund të shihet kjo situatë në sy të atyre që duan të investojnë në Kosovë.  /rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Ekonomi

Marketing