Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ushtarët e FSK-së trajnohen për operacionet e materieve të rrezikshme

Vendi  |  30.06.2023 Ora 8:28   

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë realizuar së fundmi në kazermën “Evropianet e Rinj” në Pomozotin trajnimin “Operacionet e Materieve të Rrezikshme – Niveli Teknik”.

Në këtë trajnim, pjesëtarët e FSK-së kanë fituar njohuri për përdorimin dhe teknikat e pajisjeve, zbulimin e prezencës dhe për teknikat mbrojtëse ndaj materieve të rrezikshme.

May be an image of 1 person and gas mask

“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Defense Threat Reduction Agency ( DTRA) SHBA, Instruktorët e Kompanisë së Materieve të Rrezikshme nën monitorimin e instruktorëve amerikan kanë realizuar trajnimin “Operacionet e Materieve të Rrezikshme- Niveli Teknik”. Trajnimi është mbajtur në kazermën e FSK-së “Evropianet e Rinj” në Pomozatin, ku pjesëtarët e FSK-së fituan njohuri për përdorimin dhe teknikat e pajisjeve, zbulimin e prezencës dhe për teknikat mbrojtëse ndaj materieve të rrezikshme”, thuhet në njoftimin për media.

Qëllimi i trajnimit ishte të bëjë aftësimin e personelit që të reagojë në incidente me materie të rrezikshme, me qëllim zbatimin ose mbështetjen e veprimeve për të mbrojtur jetën e njerëzve, pronën dhe mjedisin.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing