Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mbi 39 hot-dog e disa simite për dhjetë minuta, amerikania nuk ka konkurrencë

Kuriozitete  |  05.07.2023 Ora 8:40   

Mbretëresha sërish mbretëron!

Miki Sudo siguroi fitoren e nëntë në konkursin vjetor “Nathan’s Hot Dog Eating Contest” të martën në mëngjes, i cili zhvillohet në Coney Island, New York.

Gruaja 37-vjeçare, e cila zë pozitën e tretë në botë për ngrëne të shpejt, ‘përpiu’ 39 hot-dog e gjysmë dhe disa simite për dhjetë minuta në një garë të ngushtë kundër rivales Mayo Ebihara, ndërsa turma e madhe ulërinte në restorantin ikonik, Nathan.

Ebihara, një influencuese japoneze e mediave sociale, gëlltiti 33 hot dog për dhjetë, raporton nypost.

YouTuber-ja me bazë në Tokio ishte sfiduesja më e fuqishme deri më tani e Sudos pasi pothuajse gjatë gjithë kohës ishin të barabartë.

Sudo, qytetare njujorkeze, konkurroi për herë të parë në traditën e 4 korrikut në vitin 2014 dhe nuk ka humbur kurrë një sfidë që atëherë.

Edhe pse iu desh të hiqte dorë nga titulli i saj në vitin 2021 kur ishte shtatzënë, Sudo u kthye vitin e ardhshëm për të rimarrë fronin dhe ka çimentuar pozicionin si ngrënësja më e shpejtë në botë me fitoren e fundit.

Sudo kujtojmë se e mban rekordin të ngrënies së hotdogëve, ku brenda dhjetë minutave i ka ‘përpi’ për dhjetë minuta.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kuriozitete

Marketing