Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shumë premtime e pak punë, “Kodra e Diellit” “vlon”nga bërlloku

Vendi  |  10.07.2023 Ora 10:38   
Është e destinuar për mbeturina shtëpiake, por rreth zonës në “Bregun e Diellit” po hidhen edhe mbeturina inerte.

Me rritjen e temperaturave sipas banorëve, po rritet edhe mundësia e sëmundjeve që vijnë nga bërlloku i shumtë e i cili nuk pastrohet siç duhet.

“Këtu jo vetëm që ka bërllok, por ka edhe mbeturina inerte. Po hedhin në kontejnerë mbeturina që nuk duhet të hidhen aty, pastaj këtu po krijohen edhe shumë pa pastërti dhe mandej po shndërrohen edhe në sëmundje. Telashet dhe problemet pastaj po shkojnë zinxhirë. ’Pastrimi’, realisht po e bën punën e tij si po ka mundësi. Mirëpo ne si popull jemi të papërgjegjshëm. Ne po i ngarkojmë kontejnerët më shumë se që duhet. Duhet të bëhet pagesa dhe të hedhen në vendin ku duhet të hidhen mbeturinat inerte”, tha qytetari Esat Tahiri.

Feti Dobroshi, qytetar tjetër i lagjes tha se faji nuk mund t’i lihet vetëm kompanisë së pastrimit.

“Kur ka kundërmim nga mbeturinat dihet kush i ka fajet, një pjesë të fajit e ka kompania ‘Pastrimi’ kurse një pjesë tjetër e kemi vetë ne qytetarët që po hedhim mbeturina që nuk duhet të hidhen në këta kontejnerë. Mirëpo, kryesisht e ka fajin ‘Pastrimi’, sepse nuk e ka furnizuar lagjen me kontejnerë për mbeturina inerte. Tash kanë filluar edhe mushkonjat po paraqiten dhe mund të përhapin edhe sëmundje për shkak të pa pastërtisë”.

Në një përgjigje të shkurtë me shkrim për KOHA-n, kryeshefi i kompanisë ‘Pastrimi’, Petrit Reçica, tha se janë në proces të hartimit të një plani emergjent sa iu përket mbeturinave inerte.

Sipas Reçicës, do të vendosen orare të caktuara kur do të hidhen këto mbeturina nëpër kontejnerë.

“Ne jemi duke planifikuar një plan të veprimit emergjent deri sa të bëhet një zgjidhje afatgjate nga Komuna e Prishtinës, duke caktuar një lokacion të veçantë për trajtimin dhe menaxhimin e mbeturinave inerte. Plani i veprimit nga KRM “Pastrimi” nënkupton rritjen e kapaciteteve në disa makineri, në mënyrë që të caktojmë orare të rregullta për qytetarët kur do të mund të hedhin këto lloje të mbeturinave. Njohuritë rreth orarit të këtyre ekipeve mobile jemi duke planifikuar ta bëjmë përmes web faqes së re që do të krijojmë përmes së cilës do të përfshihen oraret e operimit dhe harta e GPS ku qytetaret do të mund të përcjellin live lëvizjet e ekipeve”.

Ka gati 2 vjet që Prishtina është bërë me qeverisje të re dhe që atëherë, janë dhënë shumë premtime për mbeturina, e janë bërë pak punë./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing