Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

ATK: Këngëtarët e estradës i kanë paguar 1.2 milion euro tatim shtetit, rritje prej 100 për qind në deklarim dhe pagesa

Ekonomi  |  11.07.2023 Ora 8:29   

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka publikuar të hënë kurbën në rritje të tatimeve të paguara nga estrada për vitin 2023, krahasuar me dy vitet paraprake.

Raportohet se nga 1 janari e deri në përfundim të qershor, këngëtarët e estradës i kanë paguar shtetit mbi 1.2 milion euro tatim.

ATK në një postim të publikuar në rrjetin social Facebook, thekson gjatë gjithë vitit të kaluar, estrada paguan dy (2) milionë euro tatim, ndërsa sivjet vetëm për gjysmë viti janë paguar afro 1.2 milion.

Kjo ka shkaktuar rritje të deklarimit dhe pagesave me mbi 100 për qind.

“Qarkullimi i deklaruar për vitin 2021 ishte 10.7 milionë euro, kurse në vitin 2022 është 20.9 milionë euro, ndërsa tatimet e paguara nga këngëtaret dhe grupet muzikore për vitin 2022 janë mbi 2 milionë euro, ku në krahasim me vitin e kaluar kemi rritje të deklarimit dhe pagesave mbi 100%. Përderisa vetëm në periudhën janar-qershor 2023, pagesat e tatimeve nga këngëtarët janë 1.2 milion euro”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Ekonomi

Marketing