Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dy burra rrahën në aeroplan për ulësen afër dritares

Kuriozitete  |  11.07.2023 Ora 8:49   

Incidentet në fluturimet nga Britania drejt destinacioneve turistike në Evropë dhe anasjelltas, gjatë muajve të verës janë të shpeshta dhe një i tillë është regjistruar në avionin që nisej nga Malta me destiancion Stansted në Londër.

Në një video që është bërë virale në rrjet shihen dy burra duke u përleshur fizikisht, me grindjen që nisi për karrigen.

Pasagjerët e tjerë në avion janë përpjekur që të ndalin sherrin që degjeneroi në dhunë por pa sukses, shkruan Daily Mail.

Një dëshmitar tha se sherri shpërtheu pasi një burrë refuzoi të linte tjetrin të kalonte nëpër korridorin e avionit.

“Britaniku nuk e linte amerikanin të kalonte për të shkuar në ndenjësen nga dritarja dhe më pas u shkëmbyen disa fjalë e sharje përpara se të shpërthente dhuna fizike. Fluturimi u vonua dy orë dhe të gjithë ishin të mërzitur”, rrëfeu dëshmitari.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kuriozitete

Marketing