Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Në Gjimnazin “Sami Frashëri” 250 nxënës të tri shkollave i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë

Vendi  |  11.07.2023 Ora 10:21   

Në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë 250 nxënës ia janë nënshtruar Testit të Arritshëmrisë, raporton Ekonomia Online. Drejtori i Gjimnazit Betim Sylejamni, tha se nxënësit vijnë nga shkolla “Naim Frashëri”, “Pjetër Bogdani” dhe shkolla “Emin Duraku”.

Në pjesën e dytë të testit nxënësit janë përgjigjur në lëndët Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.

Sylejmani thotë që  nxënësit janë të përgatitur dhe se pret rezultatet të mira edhe përkundër se ka pasur siç thotë pengesa gjatë procesit  mësimorë.

“Besojmë që po, tashmë pjesa e parë e Testit të Arritshëmrisë ka përfunduar para një jave sot është pjesa e dytë dhe siç po shihet janë të përgatitur”. 

“Varësisht duke ditur që ka pasur probleme ky gjatë procesit mësimorë më vonesa të ndryshme po besojmë që do të jenë më mirë se vitet e kaluara”.

Pjesës së parë e Testit të Arritshmërisë, i janë nënshtruar mbi 23 mijë nxënës të klasave të nënta, të cilët kanë qenë të sistemuar në 176 qendra të testimit, respektivisht në 1 867 salla të testimit, në lëndët Gjuhë Amtare, Gjuhë Angleze, Histori dhe Gjeografi./eo/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing