Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tom Holland rrëfen sfidat e largimit nga alkooli

Film  |  11.07.2023 Ora 11:11   

Tom Holland pasi që ka bërë përpjekje të largohet nga alkooli ka thënë se po ndihet më i çliruar

Ylli i filmit “Spider-man” ka pohuar se të qenit esëll është gjëja më e mirë që i ka ndodhur pas një kohe të gjatë. Derisa ka rrëfyer se një kohë ishte bërë “skllav” i alkoolit.

Tom ka një vit që është esëll dhe herë pas here ka folur në lidhje me varësinë e tij ndaj alkoolit. Ai e kishte kuptuar se duhej të bënte ndryshime ne lidhje me këtë.

Duke u shfaqur në emisionin “On Purpose with Jay Shetty”, ai tha: “Isha i varur nga alkooli, duke mos iu shmangur aspak kësaj. Unë mendoj se kushdo që pi një birrë çdo ditë ka ndoshta një problem të vogël", ka shkruar femalefirst.co.uk, raporton Koha.

Ai ka treguar se ka pirë shumë, deri në atë pikë që nuk dinte më se çfarë po ndodhte deri sa çohej në mëngjes me kokë dhembje të tmerrshme.

Ai e kishte pyetur veten se pse ishte kaq i obsesionuar me pirjen dhe se po ndihej në presion të madh.

Tom kishte vendosur ta ndalte pijen duke i bërë një sfidë vetes prej janarit të vitit të kaluar pastaj të vazhdonte edhe shkurtin pa pirë e kështu me radhë.

Tom shpjegon se kishte shumë problem të dilte diku si një njeri normal, të pinte pije pa alkool e të hante një darkë. Megjithatë, ai arriti një pikë kthese ndërsa iu afrua ditëlindjes vitin e kaluar, dhe i vuri vetes një objektiv nëse mund të rrijë gjashtë muaj pa alkool për të dëshmuar se nuk ka një problem. Ai pastaj tha se kur po arrinte te muaji i gjashtë pa konsumuar alkool po ndihej shumë i çliruar e po flinte më mirë si dhe po i zgjidhte problemet në mënyrë normale. Ai ndër të tjera shpjegoi se po ndihej edhe më i shëndetshëm dhe më në formë.

Tom e ka inspiruar edhe nënën e tij që të mos pijë më.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing