Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ekspertët bëjnë thirrje: Mos i përqafoni qentë

Kuriozitete  |  12.07.2023 Ora 8:41   

Ekspertët britanikë nuk po e rekomandojnë përqafimin e qenve, nën arsyetimin e kjo mund të shkaktojë agresivitet dhe pakënaqësi për kafshën, për dallim prej miteve që janë shpërndarë se qeni i dashuron përqafimet.

Siç shkroi DailyMail të martën, qentë shqetësohen dhe ndihen të pakëndshëm kur marrin përqafime e puthje, qoftë edhe nga pronarët e tyre. Njohësit thonë se nivelet e stresit iu rriten kur marrin përqafime, e kjo mund të çojë në lehje, ulërima e madje edhe në kafshim.

Sinjali i parë i qenit kur nuk i preferon përqafimet është ikja nga aty, si akt mbrojtjeje.

Image

Patricia McConnell, veterinere, ka folur më tepër rreth kësaj çështjeje.

“Po, qeni mund të ju kërcejë në prehrin tuaj, të ju lëpijë fytyrën dhe t’iu lutet t’ia fërkoni barkun, por kjo nuk është kërkesë për përqafim. Në përvojën time, shumë qen nuk kënaqen kur njerëzit i marrin në krahë dhe i ‘shtrydhin’. Ky është përqafimi për të cilin po flasim”, ka shkruar McConnell.

Ajo është shprehur se qentë mund të mos i harrojnë sjelljet e këqija që iu bëhen nga pronarët, e një prej këtyre sjelljeve, sipas saj, është edhe përqafimi i padëshiruar.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kuriozitete

Marketing