Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Në UP akreditohet për herë të parë programi i doktoratës së përbashkët

Vendi  |  14.07.2023 Ora 10:40   

Këshilli Shtetëror i Cilësisë, në një takimin të mbajtur sot, njofton se ka miratuar Programin e Përbashkët të Doktoratës në Shkencat e Edukimit. Programi do të ofrohet nga Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës, në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Lubjanës, në Slloveni dhe në përmbyllje të studimeve, studentët do të pajisen me diplomë duale.

“Kjo është hera e parë që në Kosovë ofrohet një program i tillë, që njëkohësisht përbën një mundësi të jashtëzakonshme për të gjithë ata që duan të avancohen në fushën e arsimit nga Kosova, Shqipëria dhe rajoni. Kjo nismë mes Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Lubjanës është fryt i një bashkëpunimi të gjatë në fushën e shkencave të edukimit, përmes Fakultetit të Edukimit”, thuhet në këtë njoftim.

Studimet e doktoratës shënojnë pikën kulmore të aftësimit profesional. Përveç zhvillimit personal, thuhet në këtë njoftim, ato kanë për qëllim thellimin e njohurive në të mire të komunitetit arsimor e edhe shoqërisë në përgjithësi./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing