Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

I nxehti ekstrem – temperaturat këtë javë deri në 40 gradë celsius

Vendi  |  17.07.2023 Ora 9:53   
 
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njoftoi se gjatë kësaj jave do të mbajë mot kryesisht me diell, ku temperaturat minimale do të lëvizin rreth 15 gradë celsius, e ato maksimalet do të shkojnë deri në 40 gradë.

Sipas IHMK-së, temperaturat të hënën do të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë, përderisa të martën, pos që do të jetë ditë me diell, temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 37 gradë.

“E mërkurë. Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33- 37 gradë Celsius. E enjte-Të enjten parashihet mot me diell por me rënje të lehta të vlerave të temperaturave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius. Të premten – Mot kryesisht me diell. Në vlerat e temperaturave ekstreme nuk parashihet të ketë ndryshime të ndjeshme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Ndërsa, IHMK-ja theksoi se është parashikuar se do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe i veriperëndimit.

“Në shumë vende urbane prezenca e këtyre masave të ajrit do të krijoj mundësi që temperaturat të arrijnë deri 40 gradë Celsius. Edhe vikendi parashihet të jetë me temperatura ekstremisht të larta. Ky mot me këto temperatura ekstreme të larta është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore”, thuhet tutje.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing