Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pritoret e autobusëve pa qasje për karroca, vështirësi në qarkullim

Vendi  |  17.07.2023 Ora 10:18   
Nuk e ka jetën aspak të lehtë, e edhe më të vështirë po ia bën kjo pritore te “Pallati i Rinisë”.

Faruk Kukaj detyrohet shumë shpesh që ta shmangë daljen në destinacione më të largëta, për shkak se pritoreve në kryeqytet iu mungon qasja për personat me karrocë.

Kukaj thotë që iu pati gëzuar shumë krijimit të qasjes për ta, në autobusët e Trafikut Urban, duke kërkuar që e njëjta të ndodhë edhe me pritoret.

“Ne përdoruesit e karrocës u patëm gëzuar kur Komuna i pati sjellë autobusët me qasje. Përndryshe problemi është te pritoret e autobusëve, sepse këtu trotuaret janë shumë të larta dhe nuk ka mundësi që ne të hipim mbi to dhe të arrijmë deri të pritoret. Edhe pse pritoret janë të modelit të ri prapë nuk është menduar dhe të lihet një qasje për përdoruesit e karrocave. Kemi qenë edhe te drejtori i Shërbimeve Publike edhe tek ai i Investimeve Kapital dhe kemi bërë kërkesën, na kanë thënë që do ta rregullojnë, mirëpo ende nuk ka ndonjë hap të ndërmarrë në këtë aspekt”.

Tutje Faruku rrëfen edhe momentet kur për shkak të moshapësirës së nevojshme nëpër këto pritore, ai ka rrezikuar edhe jetën e tij.

“Unë kam pasur shumë probleme, madje e kam rrezikuar edhe jetën për shkak se autobusi nuk ka mundur të arrijë deri tek unë për shkak të hapësirës së ngushtë. Kam pasur shumë mundësi që edhe të rrotullohem. Kjo më ka penguar pastaj të shkoj në vendet që unë kam dashur si ‘Albi Mall’ apo ‘Prishtina Mall’”.

Gent Sejdiu nga Drejtoria e shërbimeve publike fajin e hedh te kompania, e cila ka qenë e kontraktuar për ndërtimin e pritoreve të reja.

Sipas tij, projekti ka ndaluar për momentin, si pasojë e mospërmbushjes së idesë për krijimin e qasjes për personat në karrocë.

“Defektin që ne e kemi dalluar edhe në implementim të projektit për pritoret e reja. Për shkak të hapësirave të ndryshme të trotuareve, madhësia e pritoreve ka dalë e gabuar. Ne për momentin e kemi ndaluar projektin e pritoreve, e kjo është bërë vetëm që ato nuk kanë qasje për personat në karrocë. Për shembull pritorja te “Katedralja” nuk është problematike, sepse e ka afër qasjen, mirëpo disa të tjera nuk e kanë. Së shpejti do ta kenë qasjen për shkak se jemi në revitim të pritoreve”.

Komuna e Prishtinës për mungesë të infrastrukturës për personat me nevoja të veçanta, në qytet dhe në ndërtesa të institucioneve, është paditur në Prokurori nga vetë Faruk Kukaj, muaj më parë, i cili edhe e ka fituar padinë ndaj Komunës.

Kryetari Përparim Rama, në muajin maj, pati nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me ambasadoren e vullnetit të mirë Elvana Shala, ku edhe u premtua përmirësim i qasjes për personat me nevoja të veçanta, mirëpo siç po shihet rezultatet po mungojnë në këtë drejtim./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing