Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shportat e “New Yorkut” jofunksionale në Prishtinë

Vendi  |  17.07.2023 Ora 10:26   
Shportat e reja janë vendosur që nga maji, duke i zëvendësuar ato të vjetrat. Madje drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, në kohën kur u vendosën në sheshet kryesore të kryeqytetit, i pati krahasuar me shportat e metropolitaneve botërore, si New York, Dubai e Milano.

Mirëpo duket se të njëjtat nuk po e kryejnë funksionin e duhur për shkak të formës jo të përshtatshme, për hedhjen e mbeturinave.

Vetë drejtori Ilirik Musliu ka deklaruar që nuk janë vendosur për t’i minimizuar mbeturinat, por për t’u dukur estetikisht më bukur.

“Këto shporta janë zëvendësuar me të vjetrat, sepse ato të mëparshmet ishin të dëmtuara shumë. Si projekt nuk është i veçantë ne i kemi krahasuar këto modele të shportave me ato të top kryeqyteteve si në New York, Dubai, Milano etj. Qëllimi nuk është me i minimizu mbeturinat, por me ofru infrastrukturë për një shërbim, pastaj edhe mirëmbajtja me qenë më e lehtë dhe më e thjeshtë, por edhe estetikisht janë në tjetër nivel”, ka thënë ai.

E menaxheri i kompanisë që e bën mirëmbajtjen e shesheve ka thënë se janë më të përshtatshme për t’u pastruar, duke shtuar që forma e tyre është bërë me qëllim që të mos hedhen mbeturina familjare, nga banesat përreth.

“Shportat si shporta janë më funksionale dhe më të përshtatshme për neve si kompani e pastrimit të sheshit. Është e vërtetë që në pjesën e mësipërme po mblidhet bërlloku, por kjo është bërë që të mos ketë hedhje të mbeturinave nga banesat që janë këtu afër, pra të mos ketë mbeturina familjare. Sepse raste të tilla kemi pasur shumë shpesh në shportat që janë në shesh. Këto shporta janë të pajisura me derë dhe është më praktike. 19 shporta të tilla janë prezente në tërë sheshin e Prishtinës”, ka thënë Arsim Sylejmani, menaxher në “Toifor”.

Kurse qytetarët kanë thënë që shportat do të duhej të kishin një projektim ndryshe.

“Nuk e di, ndoshta nuk janë të vendosura siç duhet, mirëpo edhe nuk mjaftojnë duhet të ketë edhe më shumë shporta për mbeturina, sepse ka shumë qarkullim. E kjo është edhe përgjegjësi e institucioneve, me mbeturina gjendja është e rëndë në të gjithë Kosovën”, ka deklaruar Sherif Krasniqi.

“Duhet të që të vetëdijesohet popullata në lidhje me këtë gjë. Këto shporta janë mirë, mirëpo duhet kompania përkatëse të merret me pastrimin e këtyre mbeturinave. Është vapë shumë e madhe dhe po kundërmojnë aromë të keqe pastaj”, është shprehur Rexhep Hoxha.

“Shportat janë të vendosura mirë, mirëpo mungon vetëdija qytetare. Qëndrojmë shumë keq për nga papastërtia, ne nuk kemi kulturë. Është e kotë vendosja e çfarëdo shporte në këtë vend”, ka shtuar Ilmi Krasniqi.

Përveç në sheshet kryesore, shporta të tilla pritet të vendosen në të gjitha sheshet dhe parqet e kryeqytetit./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing