Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mungesa e deratizimit shumon brejtësit në “Emshir”

Vendi  |  17.07.2023 Ora 10:27   
Po e jetojnë jetën e tyre të qetë në mesin e njerëzve, madje edhe po ushqehen me ushqime që i hedhin çdo ditë në këta dy kontejnerë banorët e katër banesave të “Centralit’, në “Emshir”.

Me këtë gjendje po përballen këta banorë, e për këtë gjë ata lënë fajtore Komunën.

Sipas tyre, kjo situatë ua ka vështirësuar jetën dhe janë të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve që luajnë para banesave të tyre çdo ditë.

“Tash për shkak të motit të nxehtë afër banesës sime kanë filluar që të kullojnë mbeturinat dhe po kundërmojnë aromë sikurse ky kanal këtu. Problemi është madhor, fajtore është Komuna e Prishtinës, higjienoteknika, duhet kryetari të vijë këtu dhe ta shohë gjendjen. Ne jemi të brengosur, sepse kemi fëmijë dhe është turp që fëmijët tonë, kalojnë gjithherë nëpër minjtë. Unë jetoj qe 14 vjet këtu, mbas dy vjetësh ne kemi pasur problemin me brejtësit, për shkak të papastërtisë së madhe”, ka thënë Islam Duqi, qytetar

“Ne me kanalizimin kemi shumë probleme, sepse po kundërmon shumë. Ne po kemi shumë vështirësi si biznes, sepse ka edhe shumë mbeturina këtu. Po duhet gjatë gjithë kohës me pastru lokalin. Komuna nëse kishte pasur mundësi të intervenojë, pasdite kemi shume aroma të këqija dhe është shumë papastër, mos të përmendim pastaj problemin me minjtë. Ka banorë shumë dhe kontejnerë pak”, Bajram Islami, tjetër qytetar.

E, një qytetar tjetër, Bejtush Raci, ka thënë se: “Duhet sa më shpejt që të rregullohet kjo çështje nga Komuna, si pasojë e mbeturinave po grumbullohen minjtë këtu. Këtu na mbyti edhe aroma e keqe, po kundërmon shumë tash verës”

Në lidhje me këtë gjë drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku, thotë se procesi i deratizimit, i cili e bën asgjësimin e brejtësve me metoda të caktuara mekanike dhe kimike, ka kohë që nuk po bëhet në kryeqytet.

Sadiku thotë që çështja e deratizimit ka mbetur në Organin Shqyrtues të Prokurimit dhe nuk mundet të shkojë në tenderim, pa ia dhënë OSHP-ja dritën jeshile.

“Ka kohë që është në OSHP, si çështje dhe nëse ata nuk na japin dritën jeshile, ne nuk mund të vazhdojmë më pas me procedurat e tenderimit, dhe zgjedhjen e kompanisë kontrakruese për këtë gjë ”

Në anën tjetër, OSHP-ja në një përgjigje me shkrim për KOHË-n, ka konfirmuar se nuk ka pranuar ndonjë ankesë nga Komuna e Prishtinës sa i përket procesit të deratizimit.

“Sipas nenit 105, të LPP, OSHP fillimisht ju sqaron se ka autoritet dhe përgjegjësi t’i shqyrtojë të gjitha ankesat e parashtruara nga palët e interesuara lidhur me shkeljet eventuale të LPP-së, andaj OSHP konform kompetencave ju njofton se ne platformën e E-Prokurimit nuk ka vërejtur ndonjë ankese kundër Autoritetit kontraktues – Komunës së Prishtinës, lidhur me deratizimin e kryeqytetit. Pra, OSHP mbi bazën e kompetencave qe i jep neni 105 i LPP-së, mund t’ju informojë për procedurat e prokurimit në rastet kur kemi pranuar ndonjë ankesë për ndonjë aktivitet të prokurimit”.

Ethet hemorragjike, leptospiroza dhe tifoja murine, janë vetëm disa nga sëmundjet që mund të vijnë nga kafshimi dhe prezenca e minjve, sipas ekspertëve mjekësorë.

Deratizime të objekteve si të atyre shëndetësore dhe arsimore kishe edhe gjatë këtij viti, por edhe gjatë vitit 2022.

Mirëpo proces të deratizimit të bodrumeve, garazheve publike dhe kanalizimeve nuk ka që nga viti 2021, në kryeqytet./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing